“Do kemi shumicë absolute”- Vuçiç shuan ‘ëndrrat’ e Daçiç për t’u bërë kryeministër

7 Dhjetor 2023 | 09:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk po e mendon për kryeministër të ri kryetarin e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, dhe shtoi se lista zgjedhore e Partisë Progresive Serbe, lideri i së cilës ai është, do të ketë një shumicë absolute.

Vuçiç i bëri deklarimet duke iu përgjigjur pyetjeve se lista e socialistëve quhet “Daçiç kryeministër” dhe se a mund të jetë ai kryeministri i ri serb.

Ai deklaroi se Daçiç dëshiron të bashkpunoj me SNS, por “të gjithë njerëzit e tjerë mendojnë ndryshe”.

Vuçiç ka nënvizuar se nëse ai do të humbasë zgjedhjet nuk do te bashkpunojë me partitë fituese por do të çojë në vendin ne zgjedhjet presidenciale.

“Nuk më intereson kjo. Nëse fitojnë, do t’i përgëzoj në të njëjtën mbrëmje. Dhe do të them menjëherë se jam gati të flas për të parë nëse do të shkojmë në zgjedhjet presidenciale në maj apo në shtator 2024, sepse e di që nuk do të arrij dot rezultate serioze në këtë mënyrë. Dhe ky është fundi i tregimit”, shtoi Vuçiç.

Presidenti serb është shprehur i bindur se partia e tij do të mund të marrë një fitore të madhe duke mundësuar qeverisjen si forcë e vetme.

“Ne nuk do të kemi nevojë as për minoritetet… Ne vetë do të kemi një shumicë absolute, nëse nuk ndodh diçka në nëntë ditët e fundit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare kemi marrë 42 për qind dhe tani do të marrim dukshëm më shumë”, tha Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026