Avokati: SPAK dyshon për organizatë kriminale brenda kampit të muxhahedinëve
Avokati Idajet Beqiri komentoi në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania tensionet e djeshme në kampin e muxhahedinëve në Manzë, pas kontrolleve nga policia me urdhër të SPAK.
Ai sqaroi se ka një procedim penal që ka nisur nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe kësaj të fundit i takon të grumbullojë prova, duke argumentuar kështu edhe urdhrin e tyre për kontroll brenda kampit.
Avokati shtoi se ka fakte që i lidhin banorët e MEK-ut me sulmin kibernetik që Irani ka kryer ndaj Shqipërisë para se vendi ynë të shkëpuste plotësisht çdo marrëdhënie me këtë shtet.
“Ka një procedim penal që ka nisur SPAK dhe është regjistruar pas asaj që u konsiderua me të drejtë si një luftë që një shtet i huaj i bëri Shqipërisë, një agresion kibernetik, dhe që faktikisht efektet negative të tij ishin të gjithanshme dhe ne na dëmtuan vërtetë rëndë. Në këtë kuadër të një procedimi penal, SPAK po grumbullon prova dhe po shikon nga erdhi, çfarë indicie ka e të tjera. Në këtë kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar që ka mjaft të dhëna, ka mjaft indicie, ka fakte të cilat e lidhin edhe vetë MEK-un; pra aparaturat e tyre, gjithë strukturën e tyre kibernetike që kanë lidhur atje brenda. Nuk janë thjesht kompjutera atje, por një sistem i tërë. Ju e patë sa janë sekuestruar. Në këtë kuadër dyshohet nga ana e SPAK-ut që aty funksionon një organizatë kriminale dhe e ka luajtur rolin e vet në lehtësimin e atij sulmi që i është bërë Shqipërisë nga ana e Iranit,” – u shpreh Beqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit