Axhenda e Samitit të Zgjerimit: Diskutime me liderët e Ballkanit dhe Evropës
Komisioni Evropian do të prezantojë të martën paketën vjetore të zgjerimit për vitin 2025, e cila vlerëson progresin e bërë nga vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Samiti organizohet nga Euronews, ndërsa është publikuar dhe axhenda për ditë e sotme.
- 14:10: Fjalim kryesor nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa;
- 14:16: “Biseda e Evropës” me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy;
- 14:38: “Biseda Evropiane” me Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu;
- 14:59: Panel mbi Bisedimet për Zgjerimin e BE-së me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kryetarin e VMRO-së së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Filip Ivanović;
- 16:00: “Biseda e Evropës” me Marta Kos;
- 16:24: “Rrjeti” me eurodeputetët David McAllister dhe Marc Botenga;
- 16:53: “Biseda e Evropës” me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić.
Sipas burimeve të Euronews, paketa këtë vit përfshin edhe “rishikimin e politikave para zgjerimit”, që synon të përmirësojë reformat që shtetet anëtare duhet të miratojnë për të integruar të sapoardhurit.
Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor konsiderohet prioritet strategjik i BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar këtë proces “ribashkim të Evropës”. Aktualisht, nëntë vende kanë statusin e kandidatëve: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina. Gjeorgjia mbetet në pritje pas zgjedhjeve të kontestuara dhe protestave civile.
Procesi i anëtarësimit ka qenë i ngadaltë për disa vende të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë që aplikuan në 2009, Mali i Zi në 2008 dhe Maqedonia e Veriut në 2004. Sidoqoftë, ndryshimet gjeopolitike dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës kanë rigjallëruar presionin për përparim.
Ndërkohë, Gjeorgjia pritet të marrë kritika të ashpra nga Komisioni Evropian. Raporti që do të publikojë Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, thekson se vendi nuk ka një rrugë të qëndrueshme drejt BE-së, përveç nëse kushtet ndryshojnë ndjeshëm. Vendi është përballur me zgjedhje parlamentare të kontestuara, akuzat për ligje që kufizojnë të drejtat e kritikëve dhe protesta masive që zgjasin më shumë se një vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç