Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën

3 Shkurt 2023 | 14:48

Ish-deputeti Azgan Haklaj është shprehur se kreu  qeverisë Edi Rama, kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta, kanë bërë komplot kundër PD dhe kryesisht ndaj Lulzim Bashës

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Dorian Duçka, ish zëvendësministër për energjetikën, i përmendur në dosjen e aferës së ish-zyrtarit të FBI-s Charles McGonigal, është djali i hallës së Ilir Metës dhe djali i dajës së Etilda Gjonajt

“Duçka është djali i hallës Ilir Metës, djali i dajës së Etilda Gjonajt. Etilda Gjonaj ishte ministër kur ka ardhur letërporosia nga DASH, në Shqipëri. Ka nisur një hetim ndaj Bashës me urdhër të oligarkëve pranë Ramës. Është bërë një hetim në prokurorinë e Tiranës dhe është mbyllur hetimi e më pas është bllokuar letër porosia që është në favor të Lulzim Bashës.

Berisha njëherë e mohoi dosjen ruse, pastaj tha ma solli Donald Lu e kam në zyrë, pastaj ngriti një komision auditi për ‘rublat’ ruse. Kjo është bërë për të dëmtuar Bashën personalisht. Duçka është dhe mik me Shkëlzen Berishën, problei është se pse Berisha thotë se nuk e njeh”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për komentet dhe vlerësimet negative online, teksa këtë herë ka ndarë një video me review negative për Kalanë e...
13:32 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për valën e review-ve negative ndaj bizneseve turistike shqiptare, duke e cilësuar si një sulm të organizuar me ndikim në...
09:44 | 11/07/2026