Baba Mondi uron Sulltan Novruzin: Mundni egon dhe urrejtjen, ‘mbillni’ paqe në zemër

22 Mars 2024 | 11:53

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Edmond Brahimi (Baba Mondi), ka uruar besimtarët për festimet e ditës së Sulltan Novruzit.

Gjatë fjalës së tij në festimet e ditës së Sulltan Novruzit, ai i ka porositur besimtarët që të mbjellin në shpirtin e tyre paqe e dashuri dhe të mundin egon dhe urrejtjen.

“Uroj që Sulltan Novruzi të sjellë për ju mbarësi dhe bekime nga Zoti. Bekime për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Në këtë ditë të veçantë uroj ta doni më shumë njëri tjetrin, të bëni mirë e të përparoni duke pasur dashamirësi në zemrat tuaja. Secili duhet të njohë vetën, të mundë egon dhe urrejtjen e të mbjellë paqe”, tha ai.

Kujtojmë se Sulltan Novruzi është një festë që kremtohet nga mijëra shqiptarë, të cilët shkojnë në Teqe të ndryshme dhe bëjnë kurban, për nder të Imam Aliut, të cilit edhe i atribuohet kjo ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stitur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar ka folir edhe lidhur me ligjin për zonat e Mbrojtura. Ai deklaroi...
12:51 | 24/07/2026

Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026

Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten

Gjatë mbledhjes së zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u ndal te protesta e mbajtur për 55 ditë radhazi në Tiranë,...
12:31 | 24/07/2026