Babagjyshi i Himarës “zbret nga qielli” me parashutë, shpërndahen dhjetra dhurata

25 Dhjetor 2025 | 12:54

Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, Babagjyshi i Himarës është shfaqur ndryshe nga vitet e tjera, duke sjellë surprizë dhe emocione për fëmijët e qytetit. Nëse vitin e kaluar ai mbërriti nga deti, këtë vit Babagjyshi zbriti nga qielli me parashutë, duke krijuar një atmosferë festive dhe magjike në shëtitoren e bregdetit të Himarës.

Dhjetëra fëmijë, të shoqëruar nga prindërit e tyre, u mblodhën për të përjetuar nga afër këtë moment të veçantë, ndërsa Babagjyshi shpërndau me dhjetra dhurata.

Festimet vijuan me shfaqjen e teatrit të kukullave për fëmijë, e cila u ndoq me shumë të qeshura dhe argëtim. Në sallën “Neco Muko” u vu në skenë shfaqja “Tomi dhe Xheri”, një shfaqje edukative, argëtuese dhe interaktive, që përfshiu aktivisht fëmijët përmes situatave gazmore dhe mesazheve të rëndësishme.

Përmes humorit dhe lojës, aktivitet u kthye në një përvojë të veçantë për të vegjlit, të cilët reaguan me duartrokitje dhe entuziazëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026