Babai i Ervis Martinajt në gjykatë, gazetarja jep detaje nga deklarata e tij
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi në një lidhje live nga Gjykata e Posaçme ka zbuluar detaje nga deklarata e babait të Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj. Ai është paraqitur për herë të parë në Gjykatë.
Gazetarja ka theksuar se seanca ka dështuar përshkak të mungesës së dy Prokurorëve të çështjes. Ndër të tjera ajo shton se Mustafa Martinaj jashtë kamerava ka deklaruar se ia ka lënë hetimet Prokurorisë së Kurbinit dhe se nuk ka pse të interesohet për to.
Ajo tha se baba i Ervis Martinajt ka deklaruar se nuk ka fuqi për t’u hakmarrë pasi është invalid dhe ka kryer disa ndërhyrje kirugjikale. Ai ka hedhur akuza në drejtim të organit të drejtësisë duke thënë se ata merren me vogëlsira dhe jo me çështje madhore.
“Martinaj është paraqitur në gjykatë për shkak të seancës e cila dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes. Sa i përket arsyes për të cilën është paraqitur, në orën 10 ka nisur seanca për dëshmuar në procesin e pronave të të birit dhe persona të lidhur me të.
Për disa gazetarë është shprehur se të vetmit që nuk e dinë fatin e Ervis Martinaj është Prokuroria e Posaçme dhe media. Ai ka deklaruar se djali i tij është ekzekutuar në Durrës.
Ai është shprehur se njëhërë është paraqitur në Strukturën e Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të organizuar me inicativën e tij ku ka dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të hetimit” tha Demushi nemushi ndër të tjera.
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
Policia zbardh aksidentin: 1 i vdekur dhe 2 të plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura
Detaje nga aksidenti te Unaza e Madhe me një viktimë, mjeti i tonazhit të rëndë ra nga ura pas përplasjes me fuoristradën
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 17:59 Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
- 17:55 Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike