Turistët çekë zgjedhin Shkumbinin: Shqipëria vend ideal për aventura në natyrë
Turistë aventurierë nga Çekia kanë zgjedhur lumin Shkumbin dhe natyrën shqiptare për të kaluar pushime aktive mes packrafting, kampingut dhe eksplorimit të zonave malore. Vizitorët vlerësojnë peizazhin, mikpritjen dhe autenticitetin që, sipas tyre, e bëjnë Shqipërinë një destinacion ideal për turizmin e aventurës.
Grupi i turistëve çekë, që prej rreth 10 vitesh viziton Shqipërinë, këtë herë po zhvillon një aventurë përgjatë lumit Shkumbin, duke përshkuar segmente deri në 20 kilometra.
“Do të qëndrojmë dhjetë ditë në Shqipëri dhe katër ditë në Maqedoni. Këtu do të lëvizim me packrafting maksimumi deri në 20 kilometra. Niveli i ujit është rritur pas shiut, kështu që nuk do të vazhdojmë, pasi zona është e vështirë dhe ka shumë gurë. Në Shqipëri kam qenë edhe në lumenjtë Kir, Shalë, Fan i Madh, Fan i Vogël, Drin i Bardhë, Drin i Zi, si dhe në zonën e Korabit e Majës së Jezercës”, thotë një nga turistët.
Turistët çekë shprehen se Shqipëria mbetet për ta një destinacion i egër dhe autentik, ku mund të zhvillohen aktivitete të shumta në natyrë, nga kajaku deri te kampingu në zonat malore. Ata vlerësojnë veçanërisht mikpritjen shqiptare dhe ushqimin tradicional.
Sinkron – Turisti:
“Sot është dita jonë e parë në Shqipëri. Duam të zbresim përgjatë lumit Shkumbin. Ka një urë të vjetër dhe një zonë pak të rrezikshme, ndaj do të ndalojmë përpara asaj pjese. Mbrëmë fjetëm në një fshat të vogël, Selcë. Ka hotele të mira dhe ushqim tradicional. Na pëlqen shumë Shqipëria dhe do të donim të riktheheshim për të mësuar më shumë për historinë lokale.”
Një tjetër turist e cilësoi Shqipërinë si një vend ideal për aventura në natyrë gjatë gjithë vitit.
“Shqipëria për ne është ende një vend i egër dhe autentik. Këtu mund të bësh gjithçka: kajak, kamping, ecje në male. Mikpritja është e jashtëzakonshme. Na pëlqejnë shumë produktet tradicionale, sidomos djathi i dhisë dhe i deles, si edhe mishi i deles. Për ne është një eksperiencë ndryshe dhe shumë interesante”, thotë një turist.
Turistët çekë thonë se dëshirojnë të rikthehen sërish në Shqipëri për të zbuluar më shumë nga historia dhe natyra shqiptare, duke e cilësuar vendin si një destinacion ideal për pushime aktive gjatë gjithë vitit.

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit