“Babain e gjetën të vdekur pas 2 ditësh në Gërdec”, flet familjari: Ende kam ankth

Familjari i tragjedise se Gerdecit
15 Mars 2023 | 13:33

Anëtari i familjes Cani, që humbi kryefamiljarin në tragjedinë e Gërdecit tregoi në një intervistë për Euronews Albania se traumën e humbjes së babait e vuan ende sot.

Ai tregoi se ditën e ngjarjes ishte në Greqi ku punonte prej një viti dhe ka mundur të lidhet me familjarët vetëm pas 3 ditësh.

Ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë, shtoi ai, pasi ndodhi shumë pranë banesave, nga ku një familje e tërë vetëm disa metra larg fabrikës së municioneve, u shua.

babai kishte vdekur, e kishin gjetur pas 2 ditësh. Kisha 1 vit pa e parë, ishte e rëndë psikologjikisht, akoma sot i vuaj pasojat, kam ngelur me ankth. Kam shpresë se do ketë drejtësi, ngjarja është e zgjidhur, dihen autorët. Ngjarja nuk është zbardhur për shkak të ndikimit politik. Një familje e tërë është shuar, familja Deliu e kishte shtëpinë 2 metra larg fabrikës. Duket sikur diçka po lëviz në drejtësi”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026