15 vite nga Gërdeci, avokati: Kërkojmë rikualifikim të veprës penale për Mediun

15 Mars 2023 | 10:47

Dorian Matlija, avokati i familjarëve të viktimave që mbetën të vrara në tragjedinë e Gërdecit tha se do të kërkojë rikualifikimin e veprës penale për Fatmir Mediun, i cili është akuzuar për shpërdorim detyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu duhet të gjykohet jo vetëm për shpërdorim detyre pasi ai pati mundësinë të shmangte të gjithë tragjedinë ku humbën jetën 26 persona, ndaj do kërkohet që ai të gjykohet për një vepër penale më specifike.

Sipas avokatit vepra të tilla penale, sipas Kodit Penal mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm.

“Familjarët kanë interes te pasoja e rëndë tragjike që u ndodhi, ata nuk janë dakord me akuzën e shpërdorimit të detyrës, sepse ka vepra penale më specifike në Kodin Penal.

Në fillim fare për të nisur hetimin nga ana e Prokurorisë, kur është kërkuar edhe heqja e imunitetit të Famtir Mediut është ngritur ideja e akuzës së vrasjes në rrethana të caktuara. Ideja është se akuza do mbështetej në faktin se ministri nuk e bëri me dashje një gjë të tillë, por e bëri me dashje indirekte.

Ai kishte mundësi t’i parashikonte këto pasoja, por i lejoi të ndodhnin duke shkelur rregullat, kjo solli degradimin e situatës deri në atë pikë ku ndodhi tragjedia që humbën jetën 26 persona. Kjo gjë është për t’u parë dhe ne do kërkojmë në seancën paraprake rikualifikimin juridik të veprës penale.

Operacioni, mungesa e sigurisë teknike shkelja e këtyre rregullave ka vepra penale të posaçme në kodin penal që dënohen më rëndë se sa shkelja e detyrës, shkojnë deri në burgim të përjetshëm”,- tha avokati Dorian Matlija për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 69-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

Një rast dhune në familje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit. Bashkëshorti ka dhunuar rëndë gruan e...
17:29 | 27/06/2026

Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Një përleshje fizike ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë ditën e djeshme, kur deputetët e partisë në pushtet “Georgian Dream” dhe ata të opozitës “For...
16:16 | 27/06/2026