Babaramo ironizon Gjiknurin: Zgjedhjet nga festë i kthyet në tërmet

15 Shtator 2022 | 22:12

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se në të gjitha rastet PS i ka fituar zgjedhjet për shkak të mbështetjes më të madhe popullore se forcat e tjera politike.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Gjiknuri e cilësoi humbjen e PS në zgjedhjet e 2009 proces normal politik, ku PD arriti t’i fitonte zgjedhjet pasi u fut në një koalicion të gjerë me LSI, ndërsa PS vendosi të shkëputej nga LSI.

Gazetari Ilir Babaramo ironizoi zyrtarin e PS duke i kujtuar tërmetin e zgjedhjeve lokale të 2015 në Dibër ku PS u akuzua për vjedhje votash.

“Zgjedhjet nga viti ‘91-‘96 ishin festë, ndërsa këto nga ‘96 e këtej i kthyet në tërmet z. Gjiknuri”, tha Babaramo duke ironizuar shprehjen e famshme të Gjiknurit të dalë nga përgjimet e dosjes për zgjedhjet lokale të 2015 në Dibër.

“Është alegori e suksesit elektoral të përdorur nga të gjitha palët politike, së fundmi edhe Berisha”, u përgjigj Gjiknuri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026