Babë e bijë vriten në sulmet ruse në Ukrainë

9 Prill 2023 | 12:44

Një burrë 50 vjeç dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë në sulmet ruse që u kryen gjatë natës në Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, teksa ofensiva ushtarake e Rusisë në lindje nuk po shfaq shenja se po dobësohet.

Shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë po ashtu raportoi se një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimave, u nxor nga rrënojat, shkruan REL.

Anatoliy Kurtev, sekretar i këshillit të qytetit, tha se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pasi sulmit me dy raketa ruse.

“Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, shkroi ai në Telegram.

Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.

Në deklaratën e lëshuar më 9 prill, Shtabi i Përgjithshëm tha se ushtria ruse po vazhdon të sulmojë lindjen, me fokus në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marjinkës, që gjenden në rajonin e Donjeckut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026