Baçi-Palokës: Ke qenë numri dy në PD, si të kanë shpëtuar ‘flirtet’ Basha-Rama?

30 Maj 2022 | 21:24

Analisti Agim Baçi i është drejtuar deputetit demokrat Edi Paloka, në lidhje me akuzat se ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë pazare me kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Baçi u shpreh se Paloka ka qenë numri dy i PD-së dhe se është e pamundur që mos ta kishte vënë re diçka të tillë.

Sipas Baçit, ose Paloka nuk ka parë ndonjë “flirt” mes Bashës dhe Ramës, ose e ka ditur dhe nuk ka preferuar të flasë.

“Ka akuza që është bërë flirt. Paloka ka qenë nënkryetar i Partisë Demokratike. Ka qenë Kryetar i Këshillit, nuk e besoj se i kanë shpëtuar të gjitha flirtet që paska bërë Basha dhe Rama. E njoh Palokën, ka qenë numri dy i PD-së, nënkryetar Kuvendi. Ku i kanë shpëtuar të gjitha flirtet? Ose ke heshtur ose ke rënë dakord me të. Nuk mund të të shpëtojnë të gjitha këto marrëveshje kur ke qenë numri dy i PD-së”, tha Baçi.

Ndërsa, deputeti Paloka deklaroi se e kuptoi faktin se Basha bashkëpunonte me Ramën, pas 9 shtatorit, ku ish-kreu i PD-së përjashtoi nga partia ish-kryeministrin Sali Berisha.

“E kam kundërshtuar Bashën në takime kokë më kokë. Përderisa publikisht aktet e tij i kam mbrojtur atë kohë, nuk i hedh as sot. Vazhdimësia më bëri edhe mua ta mendoj se ai zotëria nuk është vetëm i paaftë. Kur Berisdha i thoshte peng, unë kam komuinkuar me të dhe i kam thënë a e sheh se ku po e çon PD-në. Aktet ndodhën pas 9 shtatorit”, u shpreh Paloka.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026