“Back to Black”, pse filmi biografik i Amy Winehouse po zemëron fansat?

14 Janar 2024 | 21:15

Pamjet e para te filmit “Back to Black“, biografia mbi kantautoren Amy Winehouse, kanë revoltuar fansat e këngëtares.

Pas më shumë se një dekade që nga vdekja e kantautores së mirënjohur Amy Winehouse, një film biografik që premton të hartojë “udhëtimin e saj intensiv drejt famës” pritet të publikohet.

Traileri i ri për “Back to Black” me ne qender aktoren e njohur Marisa Abela, shaqi imazhin e kengetares me modelin e flokëve të frymëzuar nga vitet 1960, një penel të rëndë, me krahë me tatuazhe. Por reagimet nga fansat e Winehouse nuk ishin aspak positive.

Kritikët theksuan mungesën e autonomisë së Winehouse mbi përfaqësimin e saj në film. Ata akuzuan producentët e filmit për përfitime nga vitet e trazuara të këngëtares dhe pretenduan se biografia vjen shumë shpejt.

Para se të bëhej publik traileri i “Back to Black“, ndjekësit e Winehouse ishin në gatishmëri të lartë ndaj perspektivës se një film për jetën e saj mund të prezantonte elementët më tragjikë dhe të shfrytëzonte historinë e saj.

Gjatë jetës së saj, imazhi i Winehouseit, konsumimi i drogës dhe alkoolit dhe marrëdhëniet e saj u sulmuan në mënyrë te vazhdueshme nga shtypi, pavarësisht vlerësimeve të shumta si artiste. Në vitin 2009, Winehouse fitoi një urdhër kundër agjencisë paparacësh.

Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që fitoi pesë çmime Grammy dhe vazhdon të jetë një artiste me ndikim të jashtëzakonshëm, duke frymëzuar megayjet e popit.

Vetëm 13 vjet pas vdekjes së saj, mundësia për të parë disa nga momentet më tragjike të Winehouse të nxjerra sërish në ekran, duke përfshirë shfaqjet ku ajo ishte e dehur ose e perzene nga skena, është një pamje e pakëndshme për disa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026