Bajram Çekorja ishte në kërkim nga policia kur vrau 19-vjeçarin
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim si të dyshuarin kryesor për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, Bajram Çekoren, djalin e Ismet Çekores i cili mbeti viktimë e një atentati pak metra nga banesa e tij.
Por a mund të parandaloheshin këto vrasje nëse policia do të vepronte?!
Nëse kthehemi pak pas në kohë, në 25 gusht të këtij viti, Bajram Çekorja u hetua nga oficeri i policisë gjyqësore si autor i dyshuar i atentatit ndaj Alban Bruçit së bashku me një tjetër shtetas ndërsa me datë 27 gusht u shpall zyrtarisht në kërkim.
Që nga kjo datë Çekorja ka rezultuar si i tillë deri në mbrëmjen e 22 shtatorit ku policia e Shkodrës e “rishpalli në kërkim” për vrasjen e Erjon Xhenjes. E thënë ndryshe, policia nuk arriti të binte në gjurmët e Bajram Çekorës ndërsa ai arriti madje të kryente një vrasje gjatë periudhës që policia duhet të ishte në ndjekje të tij.
Krimi në Shkodër duket se është shumë më i fuqishëm se sa strukturat e policisë të cilat në asnjë rast nuk ishin në lartësinë e duhur për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Mamaja e 19-vjeçarit të vrarë, ditën e enjte shpërndau një mesazh në media pasi ndihej e pasigurt, jeta e saj rrezikohej ndërsa kërkonte ndihmën e policisë e cila ende nuk e kishte marrë në mbrojtje familjen e saj ndonëse banesat e autorit të dyshuar, me të viktimës nuk janë as 100 metër larg njëra-tjetrës.
Deri kur do të vijojë kjo situatë askush se di, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për këto krime të paralajmëruara që fare mirë mund të ishin parandaluar, madje dhe jeta e 19-vjeçarit Erjon Xhenje nuk do të këputej në lule të rinisë.
Nga janari deri më tani 6 ngjarje kriminale kanë goditur Shkodrën dhe vetëm në rastin e fundit policia ka një autor të dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it