Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Bajzë, babai shpallet në kërkim
Është arrestuar këtë të enjte në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, shtetasi D.B., pasi policia konstatoi dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe gjatë kontrollit të lokalit u gjetën mallra të kontrabanduara.
Në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banues në fshatin Bajzë.
Policia ka bërë të ditur se: “Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetasve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, një armë të ftohtë, thikë, 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, ku u vunë në pranga dy punonjës të OSHEE-së, E. Ç., 27 vjeç, dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe u proceduan penalisht dy punonjës të tjerë, L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeç, banuese në Koplik, për shpërdorim detyre.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare