I dënuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Kurbin

6 Nëntor 2025 | 10:39

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të dënuar nga GJKKO, me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kurbini” u vu në pranga shtetasi Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026