Bakërpunuesi i fundit në Berat, 30 vite ndoqi pasionin, do t’ia trashëgojë e djalit

21 Qershor 2023 | 18:31

“Bakërpunues tani jam vetëm unë”, Ky është Edmond Dhëmbi, i fundit mjeshtër i përpunimit të bakrit në qytetin e Beratit. Ai ka mbi 30 vite që merret me këtë profesion, që kur ja trashëgoi babai.

Vite më parë, ky zanat ishte me i përhapur, për shkak edhe të ndërmarrjes që dikur funksiononte në qytet.

“Kam që nga 92-shi që e ushtroj këtë profesion, kështu më përpara ka punuar babai. Ka qenë një ndërmarrje ka qenë ndërmarrja e riparim-shërbimit ka pasur punëtorë. Ka qenë kovacana, bakërpunuesit kanë qenë goxha ishin 60 punëtore që punonin kovac”,-Edmond Dhëmbi,  bakërpunues.

Tashmë që askush nuk e ushtron si profesion, kërkesat për punë, janë të pakta.

“Tregu për punimet e bakrit për momentin ka rënë, tashme puna ka ngelur sezonale për shkak te largimit të popullatës për shkak të largimit të fshatit se fshati i bën këto punimet e bakrit më shumë”, -tha Edmond Dhëmbi, bakërpunues

Rritja e numrit të turistëve në Berat, kryesisht ata të huaj, tregojnë shumë interes për këto zanate që janë drejt zhdukjes. Kurioziteti i shtyn ata edhe ta fotografojnë Edmondin gjatë punës.

“Vijnë vizitorë vijnë të huaj vijnë shumë madje këtë vite shumë të huaj vijnë i ka. Lejuar të më fotografojnë duke kallajisur në zjarr dhe janë kureshtar të dinë për këto punimet e bakrit që eksitojnë, ruajta e trashëgimisë kulturorë të bakrit, punimet artizanale të bakrit dhe janë kureshtar të dinë gjithçka për këto punime”,-tha Edmond Dhëmbi.

Edhe pse e sheh që me këtë zanat nuk fitohet mjaftueshëm për të jetuar, sërish dëshira e tij është që ta trashëgojë të djali.

“Do t’ia trashëgoja dhe djalit por zanati në përgjithësi duhet t’ia vjedhësh, nuk është t’ia japësh ai që e ka qejf ai që do të bëhet zanatçi ai që ka pasioni vjen vetë puna duke e rrëmbyer çekanin. E shikon ustan duke punuar duke bere punime artizanale tjetri bëhet kureshtar se zanati vidhet me shikim duke përqendruar duke patur një vizion dhe do ta rrëmbesh zanatin” ,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026