Balla: Anëtarësimi i Kosovës në KiE i shërben konsolidimit të demokracisë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku delegacioni i Kosovës sot për herë të parë mban fjalë përkrah delegacioneve të tjera.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shperehet se Asambleja Parlamentare ka vendosur që nga ky sesion e tutje, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës të ketë vende të dedikuara në sallën e seancës plenare si dhe të drejtën e fjalës në çdo mbledhje komiteti apo plenare.
“Kosova ka paraqitur këtë vit kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pas kaq vitesh që mban statusin e pjesëmarrësit. Asambleja Parlamentare vendosi që nga ky sesion e tutje, delegacioni nga Kuvendi i Kosovës të ketë vende të dedikuara në sallën e seancës plenare si dhe të drejtën e fjalës në çdo mbledhje komiteti apo plenare.
Kosova do ta ketë dhe të drejtën e votës në Asamble sapo të përfundojë procesi i anëtarësimit, që do ketë sfidat e veta. Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare mbështet dhe është në krah të Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në KiE”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania