Balla: Avokati i Popullit zgjidhet siç e përcakton Kushtetuta, thirrja për opozitën

22 Maj 2023 | 11:25

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se duhet një Avokat i Popullit ashtu siç e përcakton Kushtetuta.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se Avokati i Popullit duhet të jetë i paanshëm politikisht.

Më tej ai i bëri thirrje opozitës që të heqë dorë nga mënyra për të votuar 10 kandidatë me nga 28 firma pasi kjo nuk është e pranueshme.

“E kam thënë qartë, ne na duhet një avokat populli siç e përcakton Kushtetuta, një avokat populli që të jetë i paanshëm politikisht. Arsyeja pse kemi refuzuar një kandidaturë ishte se ne nuk mund të votonim avokatin e PD-së, si Avokat i Popullit.

Opozita duhet të heq dorë nga historia që mbështesin 10 kandidatë me 28 firma a thua se kanë 280 deputetë.  E rëndësishme është që kandidati për Avokat të Popullit mos të jetë pjesë e një partie politike aktualisht”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026