Balla në Konferencën e Kryetarëve: Kuvendi të mbikëqyrë institucionet e pavarura

29 Shtator 2025 | 10:50

Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, ku është diskutuar në lidhje me fushën e përgjegjësisë së komisioneve parlamentare dhe ndryshimet e propozuara në mënyrën e raportimit të institucioneve të pavarura.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se Kuvendi ka miratuar modelin e ndjekur për ndarjen e përgjegjësive të komisioneve, duke theksuar se ky është një model që funksionon në shumë parlamente të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas Ballës, është krejtësisht normale që Komisioni për Nismat Qytetare dhe Mbikëqyrjen Institucionale të përfshihet në procesin e raportimit të institucioneve të pavarura, përmes mbledhjeve të përbashkëta me komisione të tjera. Ai sqaroi se neni 103 i Rregullores nuk qëndron në vakum, por ndërthuret me nene të tjera si neni 37, i cili parashikon mbledhje të përbashkëta të komisioneve.

“Raportimet e institucioneve të pavarura ndër vite kanë lënë shumë për të dëshiruar,” u shpreh Balla, duke theksuar se në kontekstin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, procesi i mbikëqyrjes parlamentare duhet të bëhet më funksional dhe i vazhdueshëm.

Ai nënvizoi se është koha për të rishikuar nenin 103 të Rregullores dhe për të parë me vëmendje edhe funksionimin e Komisionit për Kontrollin Institucional dhe Ekonomik (KKIE), në përputhje me ndryshimet e propozuara. Në përfundim të fjalës së tij, Balla kërkoi që të bëhet një sqarim teknik nga Komisioni i Ligjeve në lidhje me përfshirjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Mjeteve të Informimit, siç është sugjeruar edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026