Balla nga Peshtani: Zjarrëvënia është vepër penale, do kërkojmë ndëshkim ekzemplar

23 Korrik 2023 | 19:50

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte pasditen e sotme në Peshtan të Fierit për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë kodrat me pisha të Peshtanit.

Prej dy ditësh forcat zjarrfikëse kanë vijuar punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa sot i erdhi në ndihmë edhe një helikopter nga ajri.

Ministri Balla teksa pa nga afër situatën deklaroi se aktualisht përveç Fierit ka dhe një situatë të vështirë zjarri edhe në Vlorë.

“Po ndjekim situatën e vatrave të zjarrit në disa qarqe të Shqipërisë. Aktualisht përveç Fierit ku jam aktualisht, kemi një situatë të vështirë edhe në Vlorë. Në Fier kemi ndërhyrë gjatë ditës edhe nga ajri përmes helikopterit. Kemi ndaluar personin që dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. Zjarrëvënia është vepër penale dhe do të kërkojmë ndëshkim ekzemplar për këdo”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026