Balla: Nuk mund të mbahet peng procesi! Do t’i japim Shqipërisë Avokatin e Popullit
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij para gazetarëve nga kryesia e Kuvendit është pyetur lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Balla u shpreh se opozita nuk mund ta mbajë me peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit ndërsa shtoi se kjo situatë vonesash prej 3 vitesh ka ardhur nga mungesa e dëshirës së opozitës.
Ai theksoi se nëse opozita nuk do të bëhet pjesë atëherë ata do ti japin Shqipërisë Avokatin e Popullit. Balla gjatë fjalës së tij bëri thirrje që kandidatët që përmbushin kriteret të aplikojnë.
“Përpjekjet e shumicës parlamentare në kufijtë e 3/5 është që ti japim Shqipërisë një avokat populli edhe në vizionin Shqipëria 2030 anëtare e BE. Në kuptimin për ti dhënë avokat populli dikë që përmbush profesionalisht parashikimet që ka kushtetuta dhe ligji, jo anëtari i një partie politike, por një përfaqësues i nderuar i shoqërisë civile me kontribute në jetën sociale të vendit.
Nuk mund të jap një parashikimi, sepse ky proces niset me vete-ofrim. I bëj thirrje atyre që përmbushin kriteret që të aplikojnë dhe pas këtij procesi thirrja shkon për grupet parlamentare te opozitës, kësaj radhe nuk e kanë të drejtën ta mbajnë peng 3 vjet zgjedhjet e avokatit të popullit”, u shpreh Balla.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij