Balla: Pa u dakordësuar me SHBA dhe BE, nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se nuk do të ketë ndryshime të reformës në drejtësi pa konsultim me SHBA dhe BE.
Ai theksoi se këtë javë do të ketë një takim me ndërkombëtarët dhe nëse ka dakordësi nga ana e tye ndryshimi në reformën në drejtësi do të miratohet.
“E dyta që ka të bëjë me debatin në këtë seancë: Kuvendi ka vendosur një standard të mirë, fakti që 5 institucionet janë në të njëjtën ditë raporti dhe kemi bashkuar në 7 orë e gjysmë debat për këtë çështje, do të ju ftoja të bëheni pjesë e këtij debati, por do të ishte mirë që edhe rezolutat të kalonin me konsensus. E kam thënë një herë tjetër: Kuvendi duhet të shprehet me një rezolutë për drejtësinë në tërësi, do të bëjmë një rezolutë për drejtësinë në tërësi dhe nuk e shoh të bazuar në librat tonë të bëjmë një rezolutë vetëm për SPAK. Ta mendojmë dhe vitin tjetër ta adresojmë.
Reforma në drejtësi ka kaluar, e vërteta është që të flasim hapur prej fundit të Korrikut të vitit të kaluar ka pasur një sërë diskutimesh. Në Shtator kemi ngritur një grup pune, të cilët kanë bërë një proces të hapur sepse i kanë futur të gjithë institucionet të sjellin propozimet. Një gjë ta dini nga ky krahu këtej, ne pa u dakordësuar me SHBA dhe BE, nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi. Pa marrë dakordësinë e këtyre 2 partnerëve nuk do të ishim këtu. Komisioni, grupi i punës e ka përmbyllur dhe ju jeni pjesë e këtyre komunikimeve ku institucionet sjellin vlerësimet. Këtë javë, takim me miqtë ndërkombëtarë, pa të cilët nuk mund ta bëjmë reformë dhe nëse ka vullnet politik t’i miratojmë në seancën e fundit ose ta fillojmë Shtatorin me miratimin e këtyre ndryshimeve.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Projekt madhor harta e re gjyqësore”, kryetarja e KLGJ raporton në Kuvend
- “2500 euro për një shtesë”- SPAK çon për gjykim dosjen e zyrtarëve të bashkisë
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa