Balla: Shqipëria model në integrim, synojmë mbylljen e negociatave në 2027
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se Shqipëria po vlerësohet si model në procesin e integrimit europian dhe se ambicia e qeverisë është përmbyllja e negociatave me Bashkimi Evropian deri në vitin 2027.
Balla theksoi se puna e institucioneve shqiptare në kuadër të reformave është vlerësuar pozitivisht, veçanërisht në kapitujt 23 dhe 24, të cilët lidhen me drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar.
“Në një farë mënyre miratohet ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore, të përfshirë në këtë proces të adresimit, të atyre që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme. Mes kapitujve 23-24 në historinë e BE janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Nga adresimet e Gjermanisë, një vend udhëheqës, thuhet se Shqipëria me reformën në drejtësi, krimin e organizuar, është një model për vendet e tjera, që aspirojnë.
Kjo javë me rëndësi përmbyllet nesër me komunitetin e përfaqësuesve. Kemi pasur dje, është bërë publike fakti që Italia dhe Austria kanë dalë me një propozim që të përshpejtohet procesi për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria. Anëtarësimi me faza nuk na dëmton”, theksoi kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Sipas Ballës, procesi i negociatave kërkon përfshirje politike, apo me mundësinë e një referendumi në të ardhmen.
“Ambicia jonë është mbyllja e negociatave deri në 2027. Në fund të 2027 mbyllen negociatat dhe më pas topi nuk është më krahun e vendeve aspirantë, por në fushën e vendeve anëtare. Ky është proces i gjatë, kërkon përfshirjen e Parlamentit, mund të kërkohet dhe përfshirja e popullit me referendum.”, tha ai.
Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar