Balla takim me McDowell, flasin për bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese të SHBA

17 Gusht 2023 | 14:40

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA H. Martin McDowell. Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

Ndërkohë, sipas Ballës vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili sapo ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA është i një rëndësie strategjike për ne. Me të Ngarkuarin me Punë të SHBA H. Martin McDowell diskutuam mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili sapo ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Çdo gjetje, ankesë, informacion për thyerje të ligjit, normave etike dhe rregulloreve të brendshme do të hetohet plotësisht, duke vendosur theksin tek siguria e të dhënave dhe sistemeve sensitive. Kërkesa jonë për çdo formë të mundshme mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë për Ministrinë dhe Policinë e Shtetit po gjen mbështetje pozitive në këtë drejtim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026