Balla: Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit proces që ka hyrë në një fazë të re

11 Gusht 2023 | 15:13

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla thekson se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Gjithashtu ministrit Balla ka falenderuar dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Të gjitha fijet që rrjedhin informacion sensitiv duhet të priten, përfshirë këtu çdo lloj forme komunikimi me aplikacione të ndryshme të përdoruara nga krimi, të cilat duhet të hetohen plotësisht dhe personat e përfshirë përjashtim dhe vendosje para ligjit.

Falenderoj dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Në një kohë të shkurtër kemi, në bazë të këtyre raportimeve/ankesave, punonjës policie të arrestuar, sikurse kemi edhe të përjashtuar për shkelje të normave etike.

Falenderoj një qytetar Shkodra, i cili na dërgoi mbrëmë një informacion për vendndodhjen e një parcele me kanabis. Policia e Shtetit me të marrë informacionin bëri planin e veprimit dhe informacioni rezultoi tepër i saktë dhe operacioni policor u mbyll me sukses. E garantoj se informacioni i tij u trajtua me shumë kujdes dhe se anonimati i tij do të ruhet si një thesar.

Falenderoj një media që ka vënë në dispozicion materiale filmike për një sjellje të dyshimtë të një patrulle policie në Lezhë gjatë natës së mbrëmshme. Është e papranueshme sjellja, janë kompromentuese veprimet edhe sikur në atë dorë dhe në atë xhep të mos jetë dyshimi i arsyeshëm i çdo syri që e sheh dhe çdo mendjeje që e gjykon.

Sot dua ta ripërsëris për çdo efektiv të Policisë së Shtetit, se lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh, por fillon nga brenda rradhëve tona. Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë duhet të bëjtë detyrën në nivelin e pritshmërive të Kryeministrit, të mijat si Ministër dhe të publikut, në çdo rast dhe menjëherë!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026