Balliu: Amerikanët nuk kanë ikur nga Shqipëria, po largohen ata që vranë opozitën

27 Shkurt 2025 | 22:17

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka deklaruar se SHBA nuk është larguar nga Shqipëria, por sipas tij, janë larguar “Sorosianët”, të cilët ai i konsideron mbështetës të kryeministrit Edi Rama.

“Po dëgjojmë çdo ditë që thonë se amerikanët janë larguar. Kjo nuk është e vërtetë! Amerikanët nuk kanë ikur dhe nuk do ikin nga Shqipëria, por ata që janë larguar janë Sorosianët,” u shpreh Balliu.

Ai shtoi se personat që shpallën Sali Berishën “non grata” sipas tij sot janë janë “non grata” në vendin e tyre, SHBA.

“Siç po largohen Sorosianët nga Amerika, ashtu do të largohen edhe nga Shqipëria,” tha Balliu.

Në lidhje me reformën në drejtësi, ai ngriti pyetjen nëse Amerika vazhdon ta financojë atë, përse ajo tani po konsiderohet si një drejtësi antiamerikane.

“Trump është amerikan. Ju flisni për ‘non grata’, por ai që shpalli Berishën ‘non grata’ bshtë shpallur për vete ‘non grata’ nga administrata e re”, argumentoi Balliu.

Sipas tij, qëllimi i këtyre zhvillimeve ka qenë goditja e opozitës.

“Ata kishin një mision: të vrisnin opozitën. Arrestuan liderin e saj, Sali Berishën,” e përfundoi fjalën e tij Balliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026