Balliu: Harta e re gjyqësore rëndon avokatët dhe qytetarët
Gjatë debatit për hartën e re gjyqësore në emisionin NOW me Erla Mëhillin, avokatja Alesia Balliu tha se një diskolim i gjykatave në një të vetme do të rëndojë avokatët, por edhe qytetarët.
Kjo hartë kundërshtohet nga avokatët me argumentin se reduktimi gjykatave të nivelit të parë vetëm në 12 të tilla në gjithë vendin e largon qytetarin nga gjykata dhe krijon pasoja sociale.
“Nëse është një Gjykatë Apeli këtu të vijë nga Puka i duhen 5 orë, nëse e ka gjyqin në orën 9 i bie që të niset që në orën 4. Ngrihen edhe kostot e avokatit do të tarifohen sa avokatët e Tiranës sepse do të duhet që këto shpenzime t’i paguajë qytetari”, tha Balliu.
Ajo tha se problematika kryesore që ajo sheh në hartën e re gjyqësore, është distanca dhe largësia.
“Është aksesi në gjykatë, kostot që janë për t’u përballuar nga klienti të avokatit. Shumë zyra avokatie duhet mbyllur që janë pranë gjykatave si për shembull marrim rastin e Pogradecit të cilët para pak ditësh e kanë shtruar si problematikë me grupin e interesit që të transferohet në një gjykatë të vetme siç propozohet në qytetin e Korçës. Nuk jam dakord me këtë nismë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik