Ballkani po armatoset, Serbia e Kroacia, të parat për shpenzime ushtarake

28 Janar 2022 | 19:22

Serbia do të shpenzojë këtë vit gjysmë miliard euro për armatime. Armë moderne, si sistemi anti-tank rus “Kornet” u prezantuan së fundmi nga presidenti i Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç deklaroi se blerjet do të vijojnë pasi sektori i mbrojtjes duhet të përshtatet me aktualitetin.

“Serbia nuk përbën kërcënim për askënd. Ajo po armatoset në bazë të nevojës dinamike për të pasur një ushtri në gjendje të mbrojë vendin”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç.

Shumë vende në Ballkan po ndjekin të njëjtin shteg në ripërtëritjen e ushtrive. Eksperti Igor Tabak sqaron se kjo po bëhet në kuadër të kontekstit të ri gjeopolitik.

“Hungaria po siguron më shumë pajisje ushtarake se gjithë ish-Jugosllavia e marrë së bashku. Bullgaria dhe Rumania po modernizojnë gjithashtu ushtritë. Këto fakte duhet të merren parasysh”, thotë Igor Tabak, ekspert ushtarak.

Edhe Kroacia po gërmon xhepat për të shpenzuar 1.2 miliardë euro për avionë dhe automjete luftarake. Bosnje e Hercegovina dhe Kosova do të shpenzojnë gjithashtu, por jo në këto përmasa. A po përjeton Ballkani një garë armatimi 3 dekada pas luftërave?

“Së pari, të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë kanë të njëjtin problem, ato e bazojnë armatimin në bazë të shembullit të ushtrisë popullore jugosllave. Koha e ka konfirmuar këtë. Së dyti, konceptet luftarake kanë ndryshuar. Një pjesë e pajisjeve janë vjetërsuar”, tha Vlade Raduloviç, Qendra për Kërkime Gjeostrategjike dhe Terrorizmin.

Një sondazh i fundit i realizuar nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd tregon se 40 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se ushtria është e pajisur më mirë krahasuar me 10 vjet më parë.

Ndërsa dy të tretat e të pyeturve thonë se për ushtrinë duhen shpenzuar më shumë të ardhura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026