‘Ballkani, prioritet i BE-së”, darka e Borrell me krerët e rajonit
“Ballkani është prioritet strategjik i BE-së dhe një ndër politikat e jashtme më të rëndësishme të tij”.
Me këto fjalë, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell i parapriu darkës me liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor.
Borrell theksoi se e ardhmja e rajonit është në BE. Ai kërkoi një qëndrim të përbashkët të vendeve të Ballkanit për luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi se cenimi i integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës është i papranueshëm.
Ndërkaq nga ky takim është mësuar se sot Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Mundësinë e aplikimit e përmendi në Bruksel edhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, i cili tha se Kosova po shkel Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Uashingtonit.
Përpara darkës joformale, organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Vuçiç u shpreh se “është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe Serbinë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit