Ballkani, thuajse i eliminuar. Mundet në “Air Albania”, Liverpool vulos kualifikimin

1 Dhjetor 2023 | 16:10

Ballkani ka pësuar humbjen e 3-të në grupet e Ligës së Konferencës, ndërsa u mposht minimalisht nga Viktoria Plzen në Air Albania.

Të besuarit e Ilir Dajës zhvilluan një paraqitje pozitive, ndërsa mundën të ruajnë ekuilibrat deri në minutën e 81, aty ku miqtë gjetën golin me Sulc. Minutat në vijim nuk prodhuan asgjë, ndërsa skuadrës nga Suhareka i duhet patjetër fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Dinamo Zagreb, për të shpresuar në një humbje të Astanës ndaj kryesuesve çekë.

Në përballjet e zhvilluara në Europa League, regjistruan fitore Liverpool, Leverkusen dhe Villareal. Anglezët arritën të sigurojnë kualifikimin në fazën me eliminim direkt të kompeticionit. 2 gola në pjesën e parë me autorë Diaz e Gakpo, ndërsa në fraksionin tjetër Salah e sërish holandezi vulosën fitoren 4-0. Në të njëjtin grup, Toulouse barazoi me Royal Union.

5 fitore në 5 ndeshje të luajtura ka Leverkuseni i cili ka hedhur kandidaturën për tu shpallur kampion i këtij sezoni. Gjermanët luajtën në transfertën e Hacken, ndërsa fituan me rezultatin 0-2. I përhershmi Boniface dhe bomber cek Patrick Schik ishin autorët e golave, me këtë të fundit që vinte pas një dëmtimi të gjatë. Roma e Mourinhos u ndal nga Servette në transfertë, edhe pse kaluan të parët në avantazh me Lukakun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026