Balluku: Balta kundër Portit të Durrësit është luftë kundër sigurisë së Shqipërisë
Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, ka reaguar në lidhje me akuzat që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi mbi ndërtimin e Portit të Durrësit, të cilin e cilëoi si një nga aferat më të mëdha korruptive ndaj shqiptarëve.
Në përgjigjen e saj Balluku thekson se Porti i ri i Durrësitështë një investim strategjik që e kthen Shqipërinë në një pikëë kyçe në Mesdhe sa i takon tregtisë navale.
Balluku nënvizon se të gjithë ata që luftojnë projektin e portit, luftojnë kundër sigurisë së shqiptarëve brenda vendit, por dhe në rajon.
“Lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale.
Është luftë kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë integrale të projektit të portit të ri, ku në Prishtinë dhe Shkup do të ndërtohen dy porte të thata të lidhura me Durrësin.
Është luftë kundër hekurudhës Durrës – Prishtinë dhe Korridorit 8 që pa portin e ri të Durrësit nuk bëjnë asnjë sens. Është luftë kundër sigurisë së Shqipërisë dhe rajonit, që me krahun ushtarak të NATO-s në projektin e portit të ri të Durrësit ngrihet në një nivel tjetër.
Është luftë kundër vetë interesit strategjik të Shqipërisë dhe prandaj është një luftë e humbur, e cila bëhet nga ata që kanë dhënë prova se edhe e kanë djegur Shqipërinë për interesat e tyre.
Sot u ka mbetur vetëm balta që edhe e eksportojnë jashtë në media të huaja, për t’u dukur më të besueshëm kur e hedhin pastaj këtu. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve.
Shqipëria 2030 ka dalë tanimë nga balta dhe as nuk ndalet më as nuk kthehet më kurrë në baltën e atyre që luftojnë kundër interesave të saj. Ajo do të ecë edhe më shpejt për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian falë mandatit të katërt për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Pikë!”-shkruan balluku.
Çfarë deklaroi Berisha:
Afera e Portit të Durrësit përbën dënimin më të rëndë pas ndërtimit të bunkerëve nga Enver Hoxha për taksapaguesit shqiptarë. Ju të gjithë jeni dëshmitarë se kur Edi Rama informoi publikun se do ndërtonte Dubai Sitin në Portin e Durrësit, ai deklaroi në mënyrë të përsëritur se për portin tjetër, taksapaguesit shqiptarë nuk do shpenzojnë një qindarkë. Pra, sipas tij, portin tjetër do e ndërtonte privati.
E vërteta është se me Dubai Sitin e Durrësit, shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve në historinë e tyre.
Territori tokësor dhe ujor i portit me mbi 1 milion e 400 mijë metër katrorë tokë, iu dhurua Alabarit dhe Edi Ramës, ndërkohë që vlera e tij është të paktën 3.8 miliardë euro. Ai territor u dhurua për ndërtimin e 12.500 apartamenteve dhe 6 hoteleve me 6 yje, ultraluksoze, dhe ndërtimin e marinës ndër më të mëdhatë në Mesdhe. Pra, de facto ndërtimin e një parajse që përveç familjeve të emirëve të Emirateve të Bashkuara apo ndonjë tjetër, askush nuk mund ta kishte.
Porti mijëvjeçar i Durrësit, për Edi Ramën, do ndërtohej në Porto Romano dhe në shkelje të çdo ligji, ndryshoi ligjin e prokurimeve me një kompani të njohur holandeze, përsëri në shkelje të ligjeve, porositi projektin prej 12 milionë eurosh.
Informoi publikun, hapi tenderin dhe tha se 5 kompani të mëdha botërore i kemi të listuara për ndërtimin e portit në Porto Romano. Por në ditën e mbylljes së tenderit, asnjë kompani nuk u paraqit për të marrë pjesë në këtë aferë monstruoze të Edi Ramës dhe unë i përshëndes ato.”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve