Balluku në Fier për përmbytjet: Situata drejt përmirësimit. Pas llogaritjes së dëmeve do kompensojmë banorët e prekur

13 Janar 2026 | 16:50

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga Fieri deklaroi këtë të martë se situata e krijuar nga përmbytjet është drejt përmirësimit, ndërsa siguroi se të gjithë banorët e zonave të prekura janë evakuuar dhe nuk ka persona të lënduar.

Duke folur për mediat nga terreni, Balluku falënderoi gazetarët dhe strukturat e angazhuara në menaxhimin e emergjencës:

“Falënderoj të gjithë gazetarët e terrenit të Qarkut të Fierit që kanë qenë gjatë gjithë kohës pranë skuadrave të Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, pushtetit vendor, prefekturës, deputetëve dhe kujtdo tjetër që ka qenë këtu.”

Sipas saj, niveli i ujit ka nisur të ulet pas kthimit të lumit Seman në shtratin e tij:

“Jemi, ta quajmë, në një stad përmirësimi të situatës, pasi lumi Seman është kthyer në shtratin e tij… E rëndësishme është që 20 banesa që janë prekur asnjë nga qytetarët nuk është dëmtuar. Është bërë evakuimi i plotë i të gjithë banorëve të zonës.”

Balluku bëri me dije se edhe një situatë e krijuar me dy barinj është zgjidhur pa pasoja:

“Kishim para pak orësh një situatë me dy barinj… megjithatë ata janë gjetur, janë të sigurt. Gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të Emergjencave Civile… Forcat e Armatosura kanë pas një rol të jashtëzakonshëm në gjithë këto ditë të vështira dhe sfiduese pothuajse në gjithë vendin.”

Ministrja theksoi se në ditët në vijim nuk priten reshje, çka do të ndihmojë në ndërhyrjet për riparimin e dëmeve në argjinatura:

“Nuk parashikohet në dy-tre ditët në vazhdim që të ketë reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar edhe dëmtimet që kanë ndodhur në argjinatura… Gjithsecili është në pozicionin e vet, në krye të detyrës, duke ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve.”

Ajo u bëri thirrje banorëve të zonave të përmbytura që të kërkojnë mbështetje për ushqimin e bagëtive pranë pushtetit vendor:

“Duhet që të bëjmë me dije që të gjithë ata banorë të zonave të përmbytura që kanë nevojë për mbështetje përsa i përket ushqimit të bagëtive, të kontaktojnë menjëherë me pushtetin vendor… Ne jemi në terren gjatë gjithë kohës. Skuadrat janë këtu. Do të vazhdojmë deri në përmirësimin total të kushteve.”

Në lidhje me kaskadën e Devollit dhe ndikimin në lumin Seman, Balluku sqaroi se shkarkimet janë ulur në minimum:

“Shkarkimet janë ulur në kuotën minimale… Kompania Statkraft na është përgjigjur thirrjes tonë… ashtu siç kemi bërë me kaskadën e Drinit… E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kaskadën e Devollit.”

Sa i përket dëmeve dhe kompensimit, ministrja nënvizoi se do të ketë vlerësim dhe skemë mbështetjeje për banorët dhe fermerët:

“Do na duhet që të bëjmë vlerësimin e dëmeve… për të bërë një shpërndarje të kompensimit që do të jetë ekuvalent i një skeme e cila po ndërtohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë.”

Duke iu përgjigjur pyetjeve për argjinaturën e Semanit, Balluku sqaroi se bëhet fjalë për dëmtime dhe jo çarje të mëdha:

“Kemi dëmtime të argjinaturës së Semanit… do të duhen riparime të menjëhershme… janë identifikuar pikat problematike, të cilat do të riparohen menjëherë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026