Balluku prezanton Etjen Xhafajn në krye të Postës Shqiptare
Zëvendëskryeministrja dhje ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Etjen Xhafajn në detyrën e re si drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare.
Xhafaj merr këtë detyrë duke zëvendësuar Ardit Demirin.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku vlerësoi rëndësinë që ka Posta Shqiptare si një nga ndërmarrjet publike më të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, me 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë.
Ajo theksoi se Posta është një ndër kompanitë më vitale shtetërore, që shërben në çdo cep të Shqipërisë, duke ofruar si shërbime postare, ashtu edhe financiare.
Balluku u ndal edhe tek reformat për inovacionin të viteve të fundit, të cilat, sipas saj, kanë transformuar ndjeshëm shërbimin postar shqiptar.
“Posta ka potencialin që, falë rrjetit të gjerë dhe komponentëve financiarë që mbart, të bëhet pararojë e zhvillimeve teknologjike dhe digjitale në shërbimet publike”, u shpreh Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Balluku e Manastirliu filmohen aty ku opozita diskuton kandidatin për Tiranën
- Konferenca e Ambasadorëve, Balluku: Shqipëria vetëm një hap larg anëtarësimit në BE
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre