Balluku takim me homologun italian Salvini: Program ambicioz bashkëpunimi

25 Korrik 2024 | 11:29

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Romë një takim pune me homologun e saj italian Matteo Salvini.

Në qendër të bisedimeve ishte interesi i shtuar dypalësh për të mbështetur zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë si dhe programet e modernizimit të transportit në vendin tonë, veçanërisht në fushën detare dhe hekurudhore.

“Tek Italia nuk gjejmë vetëm një mbështetëse të madhe të rrugëtimit Evropian të Shqipërisë, por një partnere konkrete në përpjekjen tonë për më shumë ndërlidhje në energji, më shumë siguri lundrimore dhe zhvillim të qëndrueshëm për transportin ajror dhe hekurudhor”, u shpreh Balluku gjatë takimit.

Delegacionet u ndalën në ecurinë e projekteve përgjatë Korridorit VIII dhe veçanërisht në ato hekurudhore, të cilat po financohen nga Bashkimi Evropian, duke ndarë pikëpamjen se Korridori Blu dhe Korridori VIII përbëjnë vepra kyçe për turizmin, zinxhirët e furnizimit dhe për sigurinë e rajonit Adriatiko-Jonian në tërësi.

“Shqipëria ka projekte ambicioze, të cilat tërheqin vëmendjen e kompanive lider italiane”, nënvizoi Salvini. Gjithashtu pala italiane shprehu gatishmërinë për të mbështetur rritjen e kapaciteteve në mjete të rojës bregdetare shqiptare, në përputhje me nevojat e saj për më shumë siguri lundrimore dhe mbështetje të ekonomisë blu.

“Përtej bashkëpunimit evident në fushën e sigurisë, marrëdhënia dypalëshe mund të përkufizohet si një seri kantieresh që kemi dëshirë t’i çojmë përpara bashkërisht”, tha Balluku, në përmbyllje të vizitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026