“Luftë parave të pista”- Balluku: Strategjia e re përfshin inteligjencën artificiale
Qeveria do të hartojë një strategji kombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Kjo strategji, do të përfshijë edhe inteligjencën artificiale në operacionet që luftojnë paratë e pista.
Inteligjenca Artificiale nuk do të shërbejë vetëm në procedurat e prokurimeve publike, por edhe në hetimin dhe operacionet për për parandalimin e pastrimit të parave. Përdorimi i teknologjisë në luftën ndaj korrupsionit është prezantuar në një mbledhje të komietit të bashkërendimit të luftës kundër pastrimit të parave.
“Inteligjenca Artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim madhor i qeverisë shqiptare. Kemi në fokus të takimit disa çështje kryesore ku çështja e parë është miratimi i vlerësimit kombëtar të riskut dhe planit të veprimit të tij. Pika e dytë është miratimi i disa fushave ku do të duhet të përqendrohemi si dhe rekomandime të posaçme teknike që mund të kenë ndryshuar vitet e fundit”, tha Balluku.
Për zv/kryeministren Balluku, edhe shndërrimi i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimi të Parave në Agjencinë e Inteligjencës Financiare, me strukturë dhe kapacitete të reja do të pasohet me një strategji të re gjatë këtij viti.
“Synojmë të biem dakord për nevojën e një strategjie kombëtare në fushën e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke hartuar dhe miratuar këtë strategji brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024″, shtoi Balluku.
Shqipëria nuk është sot pjesë e listës gri të Moneyval, dhe për qeverinë janë një sërë nismash që kanë ndikuar në këtë vlerësim pozitiv, të tilla si krijimi i regjistrit të pronarëve përfitues, krijimi i regjistrit të llogarive bankare dhe ndryshimi i ligjit për konfiskimin e pasurive të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë