Banda e Haxhisë, sot para togave të zeza, blindohet Gjykata e Prokuroria e Elbasanit

1 Tetor 2023 | 09:28

Sot do të jepet masa e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Never Forget”.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se policia ka blinduar Gjykatën dhe Prokurorinë e Elbasanit.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, i përfshirë në disa vrasje, vjedhje dhe shpërthime me eksploziv ka bërë të mundur zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vend, si dhe ka nxjerrë zbuluar bashkëpunëtorët e tij në krim, mes tyre dhe Leart Haxhiu, i cili ndodhet në burg në Greqi pasi u arrestua në Maj të këtij viti.

Haxhiu së bashku me Tafanin, duket se kanë qenë të pandarë në krimet që kanë bërë, ndërkohë që së bashku me ta kanë bashkëpunuar dhe personat e tjerë.

VRASJET E KRYERA

Vrasja me paramendim Çajup Selimi, më 6 janar të vitit 2021 të vitit në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar:

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
  •  Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
  •  Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
  •  Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Vrasja me paramendim e Fridman Xhaferaj, e ndodhur më 6 shkurt të vitit 2021 në Korçë, ku autorë të dyshuar janë 7 persona.

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
  • Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
  • Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
  • Bledar  Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec;
  • Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.

Vrasja me paramendim Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021, në Peqin me autorë të dyshuar:

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Vrasja për gjakmarrje e shtetasit Albi (Dijonist) Bashaliu, e ndodhur më 27 dhjetor të vitit 2021,në Peqin.

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
  •  Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
  • Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;
  • Bledar Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec.

Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë, ndaj shtetasit Kujtim Meta, , në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë)

SHKATËRRIMET ME EKSPLOZIV:

Eksplozivë në banesën e Arjan Aliços, në Lushnje më 05.04.2021, me autorë të dyshuar:

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  •  Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Eksplozivë në  banesën e Erion Çokut në Lushnje, më datë 29.05.2021 me autorë të dyshuar:

  •  Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë.

Eksplozivi në biznesit Bashkim Rajku, në Durrës në datë 08.06.2022, me autorë të dyshuar:

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
  • Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

Eksploziv në banesën e Bujar Turkut, në Lushnje më 01.11.2022 dhe më datë 31.12.2022 (2 raste), me autorë të dyshuar:

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
  • Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
  • Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

VJEDHJET ME DHUNË:

Gjithashtu, 3 vjedhja me dhunë, të kryera në bashkëpunim, konkretisht:

Vjedhje me dhunë në një pikë për këmbimin valutor, në zonën e Astirit, Tiranë, e ndodhur me 24 qershor të vitit 2023.

Vjedhja me dhunë e automjetit tip “Benz” të shtetasit Gëzim Çepele  e ndodhur me 27 janar në Tiranë , me autorë të dyshuar:

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
  •  Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Vjedhja me dhunë e automjetit tip “Daimler Chrysler” të Marjus Zejneli më 22 shkurt në vitin 2023, me autorë të dyshuar.

  • Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
  •  Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.

3 raste të sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje,

Në muajin tetor 2021, në Lushnjë, ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), me profesion avokat, me autorë të dyshuar:

  •  Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
  • Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Më datë 06.07.2022, në Lushnjë, ndaj shtetasit Rexhep Gina, me autorë të dyshuar:

  •  Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
  • Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë;
  • Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat.

Në muajin maj 2023, në Lushnjë, ndaj shtetasit Genci Hida, me autorë të dyshuar:

  •  Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
  • Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu, 1 rast i kanosjes së punonjësve të Policisë, kryer më datë 06.04.2023, në Tiranë, ku duke dalë nga ashensori, janë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie, me autor të dyshuar:

  •  Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.

Në kuadër të megaoperacioni “Never Forget”, u lëshuan 15 urdhër arreste, prej të vilave 12 janë ekzekutuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026