“I penduari model i drejtësisë”, gazetari: Ja si ra në duart e policisë Artan Tafani
Gazetari Armand Bajrami tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se Artan Tafani është kthyer në një të penduar model të drejtësisë, pasi ai ka treguar të dhëna shumë të rëndësishme për shumë ngjarje kriminale.
Bajrami zbuloi gjithashtu se si Artan Tafani i njohur ndryshe edhe si Marjus Tafani ra në duart e policisë e cila e kishte shpallur në kërkim që prej dy vitesh.
“Prokuroria e Elbasani e ka pasur të shpallur në kërkim Artan Tafanin që prej tetorit të 2021 për shkak se ai ka qenë kontakti i fundit i Alban Semakut, i cili është ekzekutuar më 17 tetor 2021 në Peqin. Hetimi i rastit kishte pamje filmike ku Artan Tafani ndodhej në të njëjtin mjet me të. Në fillim prokuroria e Elbasanit kërkoi pyetjen e tij si person që mudn të kishte dijeni për fatin e Semakut.
Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së drejtësisë dhe automjeti i përdorur për transportimin e Semakut nga Lushnja në Peqin, nuk është gjetur as sot nga drejtësia. Kjo ngjalli dyshime. Ai u shpall në kërkim në 2021. Disa muaj më parë ai u shfaq në zonën e Astirit në Tiranë, ku u bë protagonist i grabitjes, u identifikua nga policia e Tiranës dhe më pas u bë shkëmbimi i informacionit.
Me arrestimin e tij, Tafani u ballafaqua me prova konkrete që e përfshini në vrasje. Përballja me dënimin e rëndë që e priste dhe taktikat e policisë e kanë tërhequr në bashkëpunim dhe ai ka treguar detaje për të gjitha ngjarjet e tjera. Ai është i penduari model, pasi Tafani ka dhënë detaje shumë të rëndësishme lidhur me këto ngjarje”,-tha Armand Bajrami.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës