“Bankers Petroleum”, Apeli shtyn për të mërkurën vendimin për masat e sigurisë
Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për të mërkurën vendimin për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në kuadër të hetimeve për evazion fiskal të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.
Në seancën e zhvilluar sot, të arrestuarit kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë të vendosura më 5 korrik nga Gjykata e Fierit, të cilat përfshijnë “arrest në burg” për Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, shtetasin kinez Hong Ping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo. Pesë persona të tjerë ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa tre të tjerë janë lënë në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Të akuzuarit pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me veprat penale të ngritura nga prokuroria dhe kërkojnë zbutje të masave të sigurisë.
Hetimet për dosjen Bankers janë kryer nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe ato të policisë, dhe lidhen me dyshime për shmangie masive të detyrimeve financiare përmes deklarimeve të rreme tatimore.
Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar dhe 4 persona mbeten në kërkim. Prokuroria ka ngritur pesë akuza:
- Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në,
- Fshehje e të ardhurave,
- Pastrim i produkteve të veprës penale,
- Shpërdorim detyre,
- Moskryerje e detyrave nga organet tatimore.
Sipas prokurorisë, Bankers Petroleum, kompania që operon në zonën e Patos-Marinzës prej mbi 20 vitesh, ka shmangur taksat në mënyrë sistematike, duke deklaruar humbje për 20 vite me radhë në vlerën e 11.7 miliardë lekëve, ndërkohë që ka eksportuar apo shitur rreth 532 miliardë lekë naftë. Kompania dyshohet se jo vetëm shmangu pagesën e taksave, por përfitoi edhe rimbursime nga TVSH-ja.
Vendimi i Gjykatës së Apelit pritet të jepet të mërkurën nw orwn 10:00, në një çështje që ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe institucionale për shkak të përmasave të mëdha të dyshimeve për evazion dhe pastrim parash.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset