Banorë e biznese të Krujës sërish në protestë, duan akses në aksin Thumanë-Kashar

17 Shkurt 2024 | 16:11

Banorët dhe bizneset që preken nga aksi Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish ditën e sotme, duke kërkuar zgjidhje për problemin që u krijon kjo rrugë, duke mos u mundësuar dalje deri në Kashar dhe anasjelltas.

Në mbështetje të tyre ka qenë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri si dhe drejtues të degës së PD-së së Krujës.

Deputetja Ulliri thotë se ky veprim i qeverisë është i paprecedentë, pasi sipas saj izolohen dy qytetete si Kruja dhe Fushë Kruja dhe 12 fshatra përreth. Gjithashtu, ajo shprehet se mungesa e aksesit do ketë impakt negativ në turizmin e zonës dhe në ekonominë e bizneseve.

“Pas kërkesës të dërguar nga kolegët e Partisë Demokratike, është kthyer përgjigjja ku shpjegohet se nuk do të ketë një dalje nga aksi i rrugës Thumanë-Kashar drejt rrugës nacionale Tiranë-Fushë Krujë- Thumanë. Për këtë banorët janë mbledhur për një protestë. Është e paprecedentë dhe e papranueshme që pas 4 protestave është kjo sjellje e qeverisë, duke filluar që me shpronësimet, me heqjen e nënkalimeve dhe mbikalimeve po ashtu edhe të rrugëdlajeve që do t’i mohojë aksesin dy qyteteve siç është Kruja dhe Fushë Kruja dhe 12 fshatrave.

Ne sot këtu kërkojmë që të kemi përfaqësues të të gjitha autoriteteve, që nga ARRSH-ja, nga Ministria e Infrastrukturës, po ashtu edhe të koncesionarit i cili ka marrë përsipër të bëjë ndërtimin e rrugës, të marrim një përgjigje pse ne sot na është mohuar aksesi. Unë këtu jam sot si banore e Bashkisë Krujë. Po ashtu i bashkohem kësaj kauze për të kërkuar të drejtën. E drejta për akses është kushtetuese. Në të gjithë rrugët të cilat kanë qenë rrugë nacionale, autostrada ka një përshkrim në ligj i cili tregon të drejtën për aksesin për çdo banorë dhe fshat.

Edhe në këtë moment, në këtë rrugë të kësaj rëndësie e cila nuk garanton akses për 85 mijë banorë do të thotë që këtu ka një problematikë më të madhe se kaq. Patjetër kjo do të shoqërohet me shumë impakte negative qoftë kjo në biznes, në qarkullimin, por edhe në mbarëvajtjen dhe rutinën e jetës së qytetarëve” – tha deputetja e PD, Andia Ulliri.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026