“Rithemelimi” në terren për protestën, Bardhi dhe Noka nisin takimet në Shkodër
Pas bashkimit me Rithemelimin, Gazment Bardhi krah Flamur Nokës ka nisur takimet me bazën. Në ndalesën e parë në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga gazetarët nëse tashmë e njeh Sali Berishën si kryetar, Gazment Bardhi theksoi se respekton vendimin e shumicës së anëtarëve.
“Kjo është e qartë në gjithë përgjigjet që kam dhënë. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve unë dhe cilido duhet të respektojë vullnetin e shumicës së anëtarëve të partisë”,-tha Gazmend Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD
Për Bardhin procesi i bashkimit ka ndodhur, ndërsa për grupin e deputetëve të Bashës thotë se po ndjekin rrugën e gabuar, ndërsa bën edhe një ftesë për bashkim. Sipas tij çdo demokrat duhet të jetë në luftë me Edi Ramën dhe jo opozitën, ndërsa thotë se nëse zgjedhin rrugë tjetër nuk përfaqësojnë PD-në.
“Bashkimi ka ndodhur. Ka një pjesë të vogël të demokratëve që janë ende në rrugë të gabuar. Nga Shkodra i ftoj ti bashkohen PD, ti bashkohen betejës kundër Edi Ramës. Rruga e tyre për të qenë përballë opozitës dhe jo përballë Ramës është rrugë e gabuar që nuk e ndihmon Shqipërinë dhe popullin opozitar”- u shpreh Gazmend Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD.
Në turin e takimeve në Shkodër pati dhe nga ata që nuk e pritën shumë mirë ftesën e demokratëve.
Ky tur i takimeve me qytetarët për t’i bërë thirrje që të marrin pjesë në protestën e opozitës pas Shkodrës do vijojë edhe në qytete të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet