A do marrë pjesë PD në protestën e thirrur nga “Rithemelimi”? Përgjigjet Alibeaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nuk do donte të komentonte kolegët e tij, të cilët po vijojnë me aksionin opozitar dhe me protesta poshtë banesës ku ish-kryeministri Berisha qendron në arrest shtëpie.
Ai tha se në politik nuk duhet të bazohesh në ndjesi personale keqardhje, mëshire apo varësie psikologjike, pasi politikanët nuk janë thjesht individ por janë përfaqësues të shumë votuesve zërin e të cilëve duhet ta çojnë në parlament.
“Në politik duhet të kesh moral dhe doza idealizmi, por në politik nuk mund të bazohesh në ndjesi personale keqardhje, mëshire apo varësie psikologjike. Ne nuk jemi aty thjesht si individ, por si bartës të interesit të qindra mijëra shqiptarëve që na votuan në 2021. Ata na votuan për të dalë kundër e për të rrëzuar këtë regjim, por edhe për të mbrojtur interesat e tyre. Ky dallim duhet bërë nga kushdo. Kushdo që nuk e bën këtë dallim meriton keqardhje.
I pyetur nëse do të marrë pjesë Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën në protestën e 20 shkurtit, Alibeaj u përgjigj:
“Ne duhet të jemi në protestë me shqiptarët përditë, kundër këtij regjimi, kundër kultit të individit, kundër asfiksisë së demokracisë, për votën e lirë. Mund ta bëjmë edhe në parlament, unë nuk jam kundër protestave, ato janë një mënyrë, një metodë për të shpërthyer atëherë kur ka një vrull të publikut.
Detyrimi i parlamentarëve është që të çojmë më së pari zërin e qytetarëve atje dhe në rastin kur zëri i tyre atje nuk funksionon, shqiptarët vetë dalin në protestë. Protesta të suksesshme janë ato që publiku bën, ndërsa parlamentarët duhet që të çojnë zërin e tyre në parlament e të mos i shërbejnë axhendës së Ramës me apo pa dashje. Mos të bëhen alibi e qeverisë, por ta nxjerrin cullak Edi Ramën përballë publikut”,-tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve