Banorët e 3 fshatrave të izoluar në Kuçovë: Kalojmë në urë të shkatërruar
3 fshatra të Kuçovës nuk kanë një rrugë kalimi që i lidh me qytetin. E vetmja mënyrë për të bërë të mundur kalimin e tyre është një urë e shkatërruar
Banorët e tre fshatrave në ish/komunën Lumas në bashkinë e Kuçovës janë prej vitesh të izoluar me qendrën e ish/komunës dhe me qytetin.
Kjo për shkak se ata nuk kanë asnjë rrugë lidhëse përveçse një ure me dërrasa mbi lum. Gjatë stinës së dimrit, banorët e fshatrave Pashtraj, Bardhaj dhe Velagosht kalojnë mbi këtë urë me dërrasa e cila është e shkatërruar.
E vetmja rrugë makine që mund ti lidhi ata me qytetin, në rastet kur kanë urgjenca familjare është kalimi nga fshati Velagosht dhe dalja më pas në qytetin e Kuçovës, por kjo rrugë është jo vetëm e shkatërruar por edhe zgjat më shumë se dy orë.
“ Kjo kështu ka që sa mbaj mënd unë, sa isha femijë. Bardhaj, Pashtraj dy fshatra. Kjo bashki që është tani po e bën me dërrasa po rreziqet aty janë të pranishme se dërrasë është, kablet bie aty poshtë. Makinat i kemi lënë andej në xhade, shkoj në këmbë, 1 km e gjysmë, marr makinën pa të ikim tre here , katër here në ditë , do shkojmë se kemi fëmijët në shkollë. 0:02-0:58
Banorët thonë se ura është një rrezik si për ta edhe për fëmijët që do të duhet të kalojë cdo ditë për të shkuar në shkollë.
“Unë jam banor i zonës prej 30 vitesh, Ne problem kryesore kemi një urë, 0:01-0:08 “ Vit për vit i hedh makinës 300 mij lekë për gushineta, kjo urë duhet ishte bërë prej vitesh po nuk është bërë Akoma, dhe më e keqa, kjo lagje që është këtu e marrim mehitin dhe e çojmë sipër atje”.
Janë rreth 120 familje të 3 fshatrave që duhet të kalojnë çdo ditë përmes rrjedhës së lumit, ose urës me dërrasa të kalbura. Deri më tani kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar nga autoritetet shtetërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare