Banorët e Ulqinit kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me qira të plazheve
Banorët e Ulqinit kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me qira të plazheveQiramarrësit e deritanishëm të plazheve të Ulqinit kërkojnë anulimin e tenderit që e fitoi një investitor i huaj, i cili bëri ofertën më të lartë për të marrë me qira plazhet e qytetit në Mal të Zi.
Përveç kësaj, ata kërkojnë zgjatjen e kontratave të qirasë të lidhura vitin e kaluar, me të njëjtat kushte.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media më 18 mars.
Kërkesat e tyre janë mbështetur edhe nga kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu.
Tenderi për qiranë katërvjeçare të plazheve të Ulqinit ka shkaktuar revoltë mes qiramarrësve të deritanishëm dhe autoriteteve lokale, të cilët besojnë se plazhet po u lihen investitorëve të huaj “përmes marrëveshjeve të dyshimta të arritura pas dyerve të mbyllura”.
“Një sulm i organizuar dhe i paprecedentë, i sinkronizuar me institucionet e sistemit, ka ndodhur gjatë tenderit të zgjatur, në të cilin ka marrë pjesë kompania Eagle Hills Montenegro,” ka vlerësuar Nimanbegu një ditë më parë.
Kompania arabe Eagle Hills ka paraqitur ofertat më të larta për numrin më të madh të plazheve në Plazhin e Madh në Ulqin, të cilat deri më tani janë dhënë me qira kryesisht sipërmarrësve vendas.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona