Banorët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimi e resortit, përplasen me policinë

26 Mars 2025 | 13:19

Banorët e Plazhit të Rrjollit në Velipojë kanë kundërshtuar ndërtimin e një resorti në këtë zonë.

Protesta mëngjesin e kësaj të mërkure nisi me përplasje dhe dhunë mes banorëve dhe policisë.

Qytetarët shprehen se i kanë pronat prej shekujsh dhe pretendojnë se me dokumente të falsifikuara është tjetërsuar prona.

“Një njeri i panjohur, pa asnjë identitet, doli dhe mori 1500 dynym tokë. Si është e mundur kjo? Edhe sikur të jetë tokë publike, shteti duhet të hetojë përse ai ka marrë kaq shumë tokë. Ky person nuk ekziston askund, del nga nëntoka dhe merr një pasuri që është e popullit. Policinë e respektojmë, por nëse është e mundur që ata po mbrojnë këtë zotërinë, atëherë kërkojmë që të na mbrojnë edhe ne. Duhet të ndalojnë punimet, të ulen të bisedojnë, dhe të bëjnë që ai person që ka marrë tokën të vijë, ashtu siç kam shkuar unë. Kam ballafaquar dy herë me atë person, dhe ai thotë se e ka marrë tokën sepse i takon. I thashë të vijë dhe të marrë vesh me banorët. Ne nuk kërkojmë konflikt me policinë”, thotë nga nga banorët.

“Kam 400 dynym tokë me letra, me vendim gjykate, me dy vendime gjykate, në vitet 1996 dhe 2008. Asnjëherë nuk ka ardhur dikush të na njoftojë që na kanë marrë tokën. Para një jave isha në Shkodër dhe më telefonuan njerëzit dhe më thanë që janë duke punuar në tokën tonë”, thotë një tjetër banor.

“Kjo pronë është e ligjshme, me letra dhe dokumente. Ata që duan të dinë për letrat tona, jemi të hapur të vijmë dhe të ballafaqohemi. E kam me vërtetim hipoteke. Unë dua të shoh dokumentet e personit që ka marrë tokën. Ky person ka transferuar pronën në një mënyrë fantazmë. Nuk e njohim, del dhe merr 1500 dynym tokë. Nuk e kemi dëgjuar kurrë për këtë person. Si mundet që dikush, me mbështetje të forcave politike, të marrë një sipërfaqe kaq të madhe?”, thotë një tjetër prej banorëve të zonës.

Resorti u miratua gati një muaj më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Urbanistik të Territorit, ku është planifikuar të ndërtohet një kompleks me vila dhe resort për pushues në këtë zonë, afër Ranës së Hedhun, mes Shkodrës dhe Lezhës, mbi një sipërfaqe prej 147 ha tokë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026