Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen dy turistet kroate në Velipojë

10 Mars 2025 | 22:52

Dy turiste kroate janë shpëtuar nga mbytja në bregdetin e Velipojës mbrëmjen e kësaj të hëne. Policia bën me dije se turistet po lundronin në det, në momentin kur për shkak të dallgëve mjeti lundrues filloi të largohej drejt thellësisë.

Ishte një shtetas francez, i cili lajmëroi policinë dhe fal ndërhyrjes së uniformave blu, bashkë me asistencën e policisë malazeze, u bë i mundur shpëtimi i dy turisteve. Ato u dërguan në spitalin e Ulqinit ku po marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, pas marrjes së njoftimit nga shtetasi francez B. D., i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, i cili kërkonte ndihmë për dy turiste nga Kroacia, shtetaset I. K., dhe I. Sh., të cilat  si pasojë e dallgëve të shumta, lundra me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht jeta.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Postën  Kufitare Velipojë  dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues,  bënë të mundur nxjerrjen  nga deti me një mjet lundrues të  Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin falënderojnë Policinë malazeze për  reagimin në kohë dhe ndihmën për lokalizimin dhe shpëtimin e dy turisteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026