Banorët kundër prishjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti: S’ka dëme në strukturë
Edhe pse kanë kaluar thuajse tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i nëntorit të vitit 2019, ende një pjesë e banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore në Durrës, nuk kanë hyrë në banesat e tyre.
Një banore në Durrës, u shpreh për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, se 60 familje presin të hyjnë në pallatin e dëmtuar, por ende bashkia nuk ka kryer punimet.
Ajo tha se pallati i tyre është klasifikuar në DS3 dhe nuk ka dëmtime në strukturë, por sipas saj, bashkia ka bërë kërkesë për ekspertizë nëpërmjet një kompanie, sipas së cilës objekti duhet shembur.
“Jemi 60 familje që banojmë në këtë pallat. U bë viti i tretë që ne protestojmë herë pas here, por nuk po na jepet asnjë përgjigje. Jemi të shpërndarë në shtëpi me qira. Nga ekspertizat e bëra, pallatin tonë e cilësuar DS3, na është dhënë bonus qiraje dhe grant që secili baor të bëjë rregullimet brenda, pasi bashkia të bënte ambientet e jashtme.
Kur ne shkuam te Instituti i Ndërtimit, na thanë nuk kemi kërkesë nga bashkia për të bërë ekspertizë më të thelluar. Nuk ka koordinim mes Institutit të Ndërtimit dhe bashkisë. Bashkia e ka bërë kërkesën nëpërmjet një kompanie, që ka nxjerrë ekspertizën ku thuhet se pallati duhet shembur. Të gjithë banorët nuk e pranojnë këtë, me inxhinerët që kemi marrë ne vetë, na kanë thënë që pallati nuk duhet shembur, struktura nuk është dëmtuar’, theksoi banorja.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë