English

Banorët në Graçanicë protestojnë pas punësimit të personave të afërt me Listën Serbe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banorë të pakënaqur nga komuna e Graçanicës, afër Prishtinës, për të dytën ditë me radhë kanë protestuar para institucioneve shëndetësore, që funksionojnë në sistemin e Serbisë, për shkak të “punësimeve partiake dhe familjare”, duke kërkuar anulimin e konkurseve dhe rishikimin e tyre.

- Advertisement -

Bëhet fjalë kryesisht për pozitat që janë shpallur nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë në fund të janarit, të cilat Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit, i ka përmendur edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt.

Duke theksuar se Lista Serbe është e vetmja parti që ka mbështetjen e shtetit serb, kryetari i saj, Zllatan Elek, ka deklaruar gjatë fushatës zgjedhore se “në të kaluarën, shteti i Serbisë ka siguruar një numër të madh të vendeve të punës dhe kjo është një nga mënyrat për të mbijetuar në Kosovë”.

Por, disa banorë të Graçanicës tani po pretendojnë se vendet e punës i kanë fituar ekskluzivisht personat e afërt me Listën Serbe, duke theksuar se përfaqësuesit lokalë u kishim premtuar vende pune “deri në momentin e fundit”, dhe se disa nga ata që janë punësuar, as që jetojnë në Kosovë.

Përndryshe, disa drejtues të institucioneve shëndetësore në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë anëtarë të Listës Serbe. Për shembull, kryetari i kësaj partie, Zllatan Elek, është drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviq, ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë protestës të mbajtur më 4 prill para Qendrës Shëndetësore në Uglar, në komunën e Graçanicës, disa nga qytetarët e pakënaqur u shprehën se kishin votuar për Partinë Progresive Serbe në zgjedhjet në Serbi dhe se tani shteti serb duhej t’i “mbrojë”.

“Ne të gjithë kemi votuar për presidentin tonë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe për Partinë Progresive Serbe. Mos lejoni që ata Lista Serbe të thonë se këta janë njerëz që kanë votuar kundër shtetit tonë… Presidenti ynë është Aleksandër Vuçiç, por për fat të keq ai po keqinformohet. E vërteta nuk po arrijnë tek ai”, tha Momo Jovanoviq, i cili mori pjesë në protestë.

Ai pohoi djalin e tij, i cili ka një kontratë pune me honorar, punëdhënësi e kishte “urdhëruar” në mesin e muajit mars që të shkonte në Parkun Pionier në Beograd, ku gjendet kampi i studentëve që po kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve në Serbi nga studentët protestues. Radio Evropa e Lirë më 14 mars kishte raportuar për serbë nga Kosova që “jepnin mbështetje” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në mesin e tyre u identifikuan edhe përfaqësues të Listës Serbe.

Një ditë më parë, para Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, disa qytetarë të pakënaqur thanë se ata “e mbështesin Vuçiqin dhe shtetin e Serbisë”, por se nuk mund të “durojnë më” politikanët lokalë.

Ndër ta ishte edhe Sanja Aksiq, e cila tha se nuk është pranuar në punë sepse Ministria për Komunitete dhe Kthim e Kosovës po i ndërton një shtëpi. Në krye të kësaj ministrie, gjatë dy vjetëve të fundit, është Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi një mandat në Kuvendin e Kosovës. Nëntë mandatet e tjera, të rezervuara për komunitetin serb, i mori Lista Serbe.

“Kjo është pafytyrësi”, tha Aksiç, duke theksuar se është nënë vetëushqyese.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?