“Barazia para ligjit”, Rama flet nga Gjirokastra për reformën në drejtësi

22 Prill 2025 | 19:50

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot nga Gjirokastra me të gjithë qytetarët të cilët besojnë në Partinë Socialiste.

Kryeministri i kushtoi rëndësi qëllimit për anëtarësimin në BE dhe kapjen e afateve për negociatave. Gjatë fjalimit të tij, Rama ka folur për drejtësinë dhe kujtoi faktin se Altin Dumani është një profesionist i mirë. Por, deri para reformës në drejtësi ai dhe kolegët e tij nuk kishin marrë në pyetje apo arrestuar zyrtarë të lartë siç po bëjnë tani me SPAK, përtej të majtës dhe të djathtës.

“Kush ia kishte dëgjuar emrin Altin Dumanit? Ai është profesionist i vërtetë, jurist i vërtetë, meriton të gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë. Por Altin Dumani ishte këtu, ishte në Tiranë dhe ishte prokuror për vite. Si ka mundësi që askush nuk e dinte se kishte një njeri me emrin Altin Dumani, prokuror. Si ka mundësi që një njeri prokuror dikur nuk thërriste një njeri me pushtet dhe t’i thoshte hajde këtu të të marr një çik në pyetje?

Që nga 1912 nuk kishte ndodhur që një zyrtar i lartë të shkonte të jepte llogari në Prokurori, kishte ndodhur me pushkatime në diktaturë, por jo siç ndodhi pas 1990, kur i pari i vendit burgosi kryetarin e opozitës politikisht, për turpin tonë ndodhi kjo. Por demokratëve nuk u intereson shumë se godet majtas dhe djathtas, por se godet me drejtësi. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, juve ju intereson barazia para ligjit”, tha ai.

Rama gjithashtu u referohet atyre të cilët shpesh herë bëjnë deklarata për shkrirjen e SPAK. Sipas kryeministrit, ata thjeshtë duan ta kthejnë në një lojë diçka të tillë.

“Kurse ata të tjerët na thonë më 12 maj do shkrijmë SPAK-un. Ata duan ta kthejnë në lojë, por kjo nuk është lojë, ndaj ju them nënave dhe baballarëve që më 11 maj votoni për të hyrë në BE dhe për drejtësinë, sepse po hyre në BE nuk ka më lojë me barazinë para ligjit apo ta hedhësh vallen si ta duash. BE është i vetmi opsion për ne.

Barazia para ligjit nuk bëhet dot, nuk bëhet dot sot se nuk kemi kapacitet, do bëjmë lojëra ne. Këtu është çështja që të mos guxojë njeri fare dhe këtë e garanton vetëm BE-ja, që të mos preket drejtësia dhe reforma”, tha kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026